Arbitër holandez në “Air Albania”, skocezët do të drejtojnë sfidën Andorrë-Kosovë

UEFA ka caktuar gjyqtarin e njohur holandez, Dani Makelie, për të ndarë drejtësinë në sfidën Shqipëri – Çeki. Ndihmësit e tij do të jenë Hesel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa Aleks Bos është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Kujtojmë se Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Skocia për të ndarë drejtësinë në sfidën më mes Andorrës dhe Kosovës, më 12 tetor. Nikolas Ualsh do të jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Graem Stjuart dhe Kalum Spen, ndërsa Kevin Klensi është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Kujtojmë se Kosova renditet e parafundit me katër pikë dhe thuajse pa gjasa fare për kualifikimin historik. Madje, “Dardanët” janë ende në kërkim të fitores së parë në këtë cikël kualifikues. Ndërkohë Andorra është e fundit me vetëm dy pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button