Arbitër i favorshëm për Realin në sfidën me PSZH-në

Holandezi Deni Makelie, do të drejtojë ndeshjen Real Madrid – PSZH, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Holandezi Makelie do jetë gjyqtar për herë të tretë për ekipin e Real Madridit. Në dy ndeshjet që ai ka arbitruar, Real Madridi ka arritur një fitore (ndaj Atalantes, faza 1/16 e Ligës së Kampionëve 3:1) dhe në barazimin ndaj Çellsi (ndeshja e parë gjysmëfinale 1:1).
Makelie do shoqërohet nga ekipi i tij i zakonshëm, ndërsa në dhomën e “VAR”-it do jetë Pol val Boekel. Ndeshja në mes Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit, luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.