Arbitrat në grevë, s’ka basketboll vendor në fundjavë?

Këtë fundjavë nuk do të zhvillohet asnjë nga ndeshjet e planifikuara të plej offit të Ligës së Parë në basketboll, për shkak të grevës së arbitrave.
Këta të fundit vendosën për një hap të tillë, pasi që Federata e Basketbollit nuk ka shlyer borxhin ndaj tyre, për 6 javët e fundit të sezonit të rregullt të basketbollit vendor.
Mirëpo edhe pse arbitrat kanë marë premtimin nga Federata se do të shlyejnë tre paga, kjo nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të arbitrave, të cilët kanë insistuar në shlkyerjen e plotë të borxhit.
Federata e Basketbollit të Maqedonisë, nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.