Arbitret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA. Për herë të parë në histori, një arbitre nga Shqipëria, do të drejtojë një ndeshje të  Ligës së Kampionëve , në konkurencën e femrave.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Emanuela Rusta do të gjykojë takimin Benfika – Barcelona, e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Kampionëve, në konkurecën e femrave. Ndërkohë një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.

Sfida Benfika – Barcelona është programuar të luhet në Seixal të Portugalisë më 31 janar, prej orës 21:00. Deri më tani, Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu kanë drejtuar vetëm në sfidat kualifikuese, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të shkruajnë historinë duke drejtuar një ndeshje grupi në Ligën e Kampionëve, në konkurencën e femrave. /BalkanWeb/

LEXO EDHE:

Back to top button