Arbitri francez do të drejtojë përballjen në mes Realit dhe Atletiko Madridit

Është mësuar edhe emri i atij që do të ndajë drejtësinë në derbin e Madridit në Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për francezin Klement Turpin, i cili kishte referuar në ndeshjen e fundit të Realit atë ndaj Man. Sitit.

Francezi, madje kishte referuar edhe finalen e vitit 2022 ku Reali kishte mposhtur Liverpullin, si dhe gjysmëfinalen e vitit të kaluar të Realit ndaj Bajern Munihut.
Përballja e të martës do të jetë e 10-ta mes tyre në Ligën e Kampionëve, me Realin që kishte fituar 5 herë, mes tyre edhe 2 finale – 2014 dhe 2016, ndërsa Atletiko ka fituar vetëm 2 herë dhe 2 herë ka mbyllutr takimin me barazim./IndeksOnline/