Arbitri kërkon autografin nga Hallandi (VIDEO)

Në fushë nuk arriti të shënojë dhe Borusia Dortmundi i tij humbi, me 2-1 ndaj Man. Sitit. Kualifikimi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbetet plotësisht i hapur dhe Haaland do të ketë mundësinë ta kompensojë veten në kthim, pas një jave. Pavarësisht gjithçkaje, ai ende mbetet shënuesi më i mirë i këtij edicioni të turneut më të madh kontinental për klubet. Fama e një bomberi të vërtetë i paraprin atij kudo, madje edhe në botën e arbitrave.

 

 

Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë, sulmuesi norvegjez u filmua nga kamerat brenda tunelit të stadiumit ndërsa po firmoste një autograf në fletoren e ndeshjes për një nga gjyqtarët e ndeshjes (anësorin Hategan), padyshim një nga admiruesit e tij të shumtë.

https://twitter.com/i/status/1379549099834417154

 

Një gjest që nuk e skandalizoi aspak Pep Guardiolën.

“Më thanë, por unë nuk pashë asgjë. Ndoshta gjyqtari është një tifoz i Haaland, kështu që pse jo. Arbitrat ishin shkëlqyeshëm, ndeshja nuk pati asnjë problem, tha mes tjerash trajneri spanjoll në takimin me gazetarët.

LEXO EDHE:

Back to top button