Arbresha Rexhepi, xhudistja shqiptare në “Tokio 2020”
Arbresha Rexhepi, do të jetë sportistja e vetme shqiptare nga Maqedonia, e cila do të garojë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja 20 vjeçare nga Shkupi dhe kampionia e Maqedonisë në kategorinë deri më 52 kg, do të garojë në Olimpiadën verore me ftesë speciale. Arbresha potencoi se vet pjesëmarrja në Lojrat Olimpike sjell mjaft emocione, por se do të bëj më të mirën që të bëj një paraqitje dinjitoze në kryeqendrën e Japonisë. Ekspedita e Maqedonisë niset më 16 korrik për në Tokio, ndërsa Arbresha Rexhepi, garën e parë do të zhvillojë më 24 korrik
Arbresha Rexhepi, do të jetë sportitsja e vetme shqiptare nga Maqedonia, që bën pjesë në ekspeditën e Maqedonisë për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”. Arbresha do të konkurojë në disiplinën e xhudos deri më 52 kg, pasi që ka marë ftesë speciale nga organizatorët e këtij eventi sportiv. Për xhudistën 20 vjeçare, është një ftesë befasuese, por jo edhe punën që ka bërë në 11 vitet kushtuar sportit të xhudos.
ARBRESHA: FTESA ËSHTË NJË BEFASI PËR MUA
“Është një befasi e papritme. Për shkurt kohë na është dhënë lajmi që unë e kam marë “uajll kartën” për LOjrat Olimpike dhe kjo ka qenë një befasi shumë e madhe….. Vazhdimisht kam qenë aktive me xhudon dhe kam plot 11 vite që nuk jam ndaluar me xhudon dhe e kam pasur qëllimin që një ditë me qenë pjesë e Olimpiadës.”
Arbresha dominoi garat e kampionatit shtetëror, duke dëshmuar se tani ka bagazh të mirë të përgatitjet, posaqërisht që një pjesë të kohës stërvitore e kaloi me Majlinda Kelmendin.
STËRVITJE NË KOSOVË ME MAJLINDA KELMENDIN
“Ishte një periudhë e gjatë që unë kam qenë në stërvitje me Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, që faleminderojë shumë, të cilët më kanë dhënë hapësirë me qenë më ata dhe është një kënaqësi e madhe për mua , si dhe për çdo sportist, që të zhvillojë stërvitje me Driton Kukën, Majlinda Kelmendin dhe gjithë xhudistët e Pejës që kanë rezultate në tërë botën.”
Së fundit Arbresha ishte në kampin e Poreçit të Kroacisë, ku zhvilloi përgatitjet e fundit para Lojrave Olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja shqiptare potencoi disa herë se ka shumë emocione, pasi që kjo është pjesëmarrja e parë.
“SHPRESOJË NË PARAQITJE TË MIRA DHE FITORE”
“Dje sa jam kthye prej Poreçit të Kroacisë, ku ishte kampi përfundimtar për të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Olimpiadë…..Kam shumë emocione pasi që marë pjesë për herë të parë. Pres që të tregojë luftëra të mira dhe luftëra që më çojnë deri në fitore.
Ekspedita olimpike e Maqedonisë do të niset më 16 korrik drejt kryeqendrës së Japonisë, ndërsa gara e parë për Arbresha Rexhepin do të jetë më 24 korrik.
Mahir Thaçi










