Ardhja e mërgimtarëve, Bela: 320 milionë euro nga remitancat

Ardhja e mërgimtarëve, Bela: 320 milionë euro nga remitancat

Ardhja e mërgimtarëve deri në këtë periudhë ka sjellë remitanca në vlerë prej 320 milionë euro, ndërkohë që ekonomistët presin që kjo shifër të rritet deri në fund të vitit. Profesori Bujamin Bela, në intervistën për Alsat, tha se këto para që vijnë nga mërgimtarët ndihmojnë Prodhimin e përgjithshëm Bruto Vendor nga 3 deri në 5 për qind. Bela theksoi se krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut renditet e parafundit, duke pasur parasysh faktin se në Serbi remitancat arrijnë në rreth 4 miliardë euro, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri hyjnë rreth 1 miliardë e 700 milionë euro nga remitancat.

“Remitancat dhe këto para të cilat sillen, në formën ligjore, ajo e cila dihet është nga 344 milion në 2021-shin, ishte 489 milion euro, ndërsa sot shohim shifrën 320 milion, që kjo shifër besoj se do të jetë më e madhe deri në fund të vitit. Qëllimi kryesor është se sillet dikund nga 3 deri në 5 përqind ofron ndihmë në GDP-në e përgjithshme të ekonomisë nacionale. Ky trend nuk është vetëm I Maqedonisë së Veriut, ne I shohim edhe shtetet përreth”, deklaroi Bujamin Bela, profesor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button