Ardian Ismajli: Luajmë vetëm për tri pikë, e njohim mirë Gjeorgjinë

Ardian Ismajli vlerësoi kundërshtarin e radhës, Gjeorgjinë dhe shtoi se nesër kombëtarja e Shqipërisë synon të marrë tre pikët në “Mikheil Meskhi”, pasi vetëm fitorja i mban në garë për vendin e parë. Pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

“Ne kemi ardhur këtu për tre pikët, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë. Me përkushtim, jemi të gjithë të bashkuar dhe besojmë që nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium.

 

Reagimi i skuadrës pas ndeshjes me Çekinë? 

 

Po e vërtetë, kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit. Besoj që në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbje. Megjithatë, tashmë është e kaluar. Duhet të shikojmë përpara. Vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikët, shpresojmë që t’ia dalim. Vetëm tre pikëshi na mban në garë për vendin e parë.

 

Ekipi i Gjeorgjisë? 

 

Saba ka një vit që ka ardhur te Empoli nga Gjeorgjia. Është shumë i talentuar, ka shumë aftësi fizike dhe teknike. Po luan si titullar dhe ka bërë shumë mirë, ashtu si i gjithë ekipi. Besoj dhe shpresoj që edhe ai do të vazhdojë me këtë ritëm dhe do të ketë një karrierë shumë të madhe. E dimë kualitetin e Gjeorgjisë, pikat e tyre të forta. Trajneri dhe stafi kanë analizuar çdo aspekt. Me punë, përkushtim dhe me një motiv shtesë nesër besojmë që do t’ja arrijmë qëllimit.

 

Ashtu si Gjeorgjia erdhi në Tiranë për të luajtur, edhe ne kemi ardhur për të lozur futboll. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Air Albania dhe përsa i përkët tifozët gjeorgjanë, ne kemi ardhur për të lozur futboll, për të bërë më të mirën. Jemi profesionistë dhe këtë e kemi treguar gjithmonë.

LEXO EDHE:

Back to top button