Torino vazhdon stërvitjen në qendrën stërvitore të “Filadelfia” gjatë kësaj pushimi ndërkombëtar dhe një nga lajmet pozitive është rikuperimi i mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli.
Mbrojtësi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit pasi pësoi një tendosje të pjesshme në muskulin semimembranosus në kofshën e djathtë në mesin e gushtit.
Mbrojtësi 29-vjecar nuk ka debutuar ende me skuadrën e tij të re, madje dëmtimi e detyroi të mungojë edhe në 2 ndeshjet e kombëtares shqiptare të këtij muaji.
Trajneri i Torios, Baroni, është i bindur se Ismajli do të jetë i disponueshëm për ndeshjen jashtë fushe në stadiumin “Olimpico” kundër Romës, e planifikuar për të dielën, më 14 shtator në orën 12:30.








