Ardian Nuhiu: Pa diskutim ishte ndeshje me shumë episode

Trajneri i Shkëndijës, Ardian Nuhiu nuk ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 2:1 nga Struga në xhiron e 13-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

“Kuqezinjtë” e nisën më mirë ndeshjen duke avancuar me penalti të pritur të Taleskit pas goditjes së Radeskit, ndërsa në të dytën i’u përgjigjën me epërsi 1:0 kur Krasniqi konvertoi në gol një penalti të fituar nga Çinari. Mirëpo Kompaore dhe Radeski përmbysën rezultatin për fitore të kampionit aktual, Struga Trim Lum.

“Realisht në këtë ndeshje më vjen keq për mundin e futbollistëve. Pa diskutim ishte ndeshje me shumë episode, kishte Struga momentet e veta, gjithashtu edhe ne, por nga momenti i kartonit të kuq, Struga ishte me një futbollist më tepër dhe u munduam ta menaxhonim, por u ndëshkuam dhe humbëm takimin. Realisht përveç kartonit të kuq edhe në aspektin psikologjik u pa nervozë te futbollistët, sepse e pamë të gjithë se çfarë veprimesh kishte nga arbitri,” tha pas ndeshjes Nuhiu.

LEXO EDHE:

Back to top button