Arian Ademi, asist dhe gol në finalen e Kupës së Kroacisë

Skuadra e Dinamo Zagrebit është fituese edhe i Kupës së Kroacisë pasi që mundi Istrën me 6-3. Në këtë mënyrë skuadra kroate, ku kapiten është Arian Ademi, vulosi kurorën e dyfisht në futbollin kroat.
Pas 45 minutave të para, Dinamo kishte epërsi 3-0 falë Ademit, që asistoi në golin e parë të shënuar nga Orsiç, ndërsa shënoi golin e dytë për epërsi 2-0. Goli I tretë u shënuan nga Majer.
Në fillim të pjesës së dytë, Istra shënoi dy gola për të rikthyer nxitjet, mirëpo Orsiç dhe Gavranoviç nuk lejuan befasi dhe vulosën fitoren e Dinamos dhe kurorën e dyfisht.