Arian Ademi, gati të luajë për Dinamon ndaj Legias?!

Mediat në Kroaci raportojnë se reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi, do të jetë gati për sfidën kthyese të turit të tretë në Ligën e Kampionëve, kundër polakëve të Legias.
Sipas mediave kroate, Ademi është rikuperuar më kohë nga lëndimi i gjurit dhe është bashkuar ekspeditës së skuadrës kroate drejt kryeqendrës së Polonisë.
Ende nuk dihet se a do të jetë Ademi në ekipin e parë ose do të inkuadrohet si zëvëndësim, mirëpo është e sigurtë se do të jep maksimumin në terren. Kujtojmë se ndeshja e parë në Zagreb u mbyll me barazim 1-1 dhe në rast se kalon në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, do të takohet me fituesin e sfidës Crvena Zvezda-Sherif Tiraspoll.