Arifi flet për Raportin e Revizionit – Thotë se janë të gatshëm për t’i shpjeguar të gjitha veprimet

Arifi flet për Raportin e Revizionit – Thotë se janë të gatshëm për t’i shpjeguar të gjitha veprimet

Nga komuna e Likovës njoftojnë se i kanë përgatitur të gjitha përgjigjet dhe sqarimet për procedurat e ndërmarra për të gjitha keqpërdorimet dhe lëshimet e konstatuara nga Enti Shtetëror për Revizion.

Kryetari i Likovës Erkan Arifi, për Alsat  tha se janë të gatshëm të shpjegojnë të gjitha veprimet të cilat janë theksuar në raportin e Revizionit.

“Komuna e Likovës mbetet e hapur, transparente dhe e përgjegjshme ndaj taksapaguesve të saj. Sqarimet dhe të gjitha procedurat e ndërmarra janë dorëzuar në Entin e Revizionit. Jemi në gatishmëri për t’i shpjeguar të gjitha veprimet tona”, ka theksuar për Alsat, Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button