Arijan Ademi nuk do të luajë kundër Rumanisë

Arijan Ademi nuk do të luajë për Maqedoninë në sfidën kundër Rumanisë, në fillim të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. Mesfushori i Dinamo Zagrebit, ka marë një lëndim të vogël, dhe nuk luajë në përballjen e 25 marsit në Ploeshti ndaj Rumanisë. Mesfushori 29 vjeçar ishte pjesë e përmbysjes historike të Dinamo Zagrebit ndaj Totenhamit, ndërsa për shkak të lëndimit u zëvëndësua në minutën e 117-të.

 

 

 

Ndryshe përfaqësuesja e Maqedonisë pas përballjes me Rumaninë, më 28 mars do të takohet me Lihtenshtajnin në Shkup, ndërsa 3 ditë më vonë, në Duisburg do të përballet me kombëtaren e Gjermanisë. Nuk ka shumë ndryshime në listën e Igor Angelovskit, ndërsa për shkak të lëndimit dhe testeve pozitiv të të disa futbollistëve të ftuar, është ftuar edhe Agim Ibraimin dhe Stefan Ashkovski.

LEXO EDHE:

Back to top button