Arina Sabalenka, fiton dhe merr kreun e listës “VTA”

Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka arriti në çerekfinale të turneut “US Open”, dhe me këtë rast regjistroi një sukses të madh në karrierën e saj. Sabalenka mposhti Daria Kasatkina-n 2-0 në sete, ose 6-1 dhe 6-3 në geme, duke marë vendin e parë në listën e  ”VTA” .

Tenistja bjelloruse përfitoi nga disfata dhe eliminimi i Iga Shvjontekut në US Open dhe u rendit në kreun e listës “VTA”.

Arina Sabalenka u bë tenisja e 29-të që arriti në krye të listës “VTA”, dhe i teta në përgjithësi që arriti në krye të listës VTA, si në konkurencën individuale dhe poashtu edhe në atë të dysheve.

LEXO EDHE:

Back to top button