Arinjtë sulmojnë bletët në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Arinjtë sulmojnë bletët në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Gazetar: Miki Trajkovski

Pas disa muajsh letargji, arinjtë filluan të sulmojnë dhe të bëjnë dëme në rajonin e Ohrit dhe Prespës. Disa koshere bletësh janë sulmuar nga një ari, ankohen bletarët. Vetëm 200 metra nga autostrada Ohër-Shën Naum në zonën Gorno Konjsko deri në Goricë janë shkatërruar më shumë se 200 koshere Ariu për herë ta parë është shfaqur në muajin mars.

“Përsëri sulmoi më 3, 4 dhe 5 prill. Deri më tani, ka shkatërruar 12 familje bletësh. Tani është zhvillimi i shoqërive të bletëve dhe ka më pak mjaltë, dhe më shumë ka mbeturina bletësh, larva, bletë të reja dhe polen. Ata ndoshta kanë nevojë për proteina dhe këtë e përdorin si ushqim. Prania e saj me të voglin e saj e bën atë më agresive dhe më të rrezikshme nëse takon njerëz ose fëmijë”, tha Blagoja Alaç – pronar bletësh.

Bëhet fjalë për rajon që është shumë afër qytetit. Banorët vendas dhe bletarët tashmë kanë kërkuar ndihmë nga Parku Kombëtar Galiçica dhe institucione tjera.

“Pasi vendi i saj është në mal, jo në vende të banuara, duhet ta kthejnë në vendin e saj. Ata na thanë se nuk kanë mundësi ta venë në gjumë”, shtoi ai.

Bletarëve të dëmtuar tani u ka mbetur të ankohen në gjykatë dhe të kërkojnë dëmshpërblim financiar nga shteti. Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe banorët e fshatit Nakolec të Prespës. Një ari me tre të voglat e saja dhjetëra ditë ka lëvizur në zonë duke shkatërruar shumë familje bletësh, ndërsa atë e kanë kapur kamerat e sigurisë. Vetëm te një bletar ka thyer 40 koshere. Këto ditë edhe në fshatin Leskoec të Ohrit u filmua një ari duke vrapuar nëpër rrugën kryesore.

Ndryshe gjykatat në vend shpesh kanë vendosur për dëmtime të shkaktuara nga arinjtë, jo vetëm për familjet e bletëve, por edhe për kultura bujqësore dhe bagëti. Gjykata Themelore e Manastirit mban rekord për aktvendime të këtij lloji. Për 10 vjet deri në vitin 2020, janë dhënë 700 aktvendime të tilla. Shteti ka paguar dëmshpërblim mijëra euro, duke pasur parasysh që ariu është kafshë që nuk guxon të gjuhet dhe është i mbrojtur me ligj./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button