Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur egjiptian Imet

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur egjiptian Imet

Arkeologët kanë zbuluar qytetin e humbur egjiptian Imet, që daton rreth 2,500 vite më parë. I ndodhur rreth 10 kilometra në jug të Tanisit, në deltën e Nilit, Imet dikur ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe ekonomike në shekullin IV para erës sonë. Gërmimet zbuluan hambare, stalla për bagëti dhe një ndërtesë ceremoniale kushtuar perëndeshës së kobrës dhe mbrojtëses së Egjiptit të Poshtëm. Një nga zbulimet më të rralla janë ndërtesat shumëkatëshe, të njohura si ‘tower houses’. Këto shtëpi të larta tregojnë se Imet ishte një qytet i zhvilluar dhe i populluar dendur me infrastrukturë komplekse urbane. Gjithashtu u gjetën artefakte të rralla. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button