Arkitekti Yamamoto nderohet me çmimin “Pritzker”
Arkitekti Yamamoto nderohet me çmimin “Pritzker”

Çmimi i Arkitekturës Pritzker iu dha japonezit Riken Yamamoto. Çmimi Pritzker është nderimi më i lartë në botë në arkitekturë, ose siç vlerësohet ndryshe si Nobeli i arkitekturës. Fituesit e çmimit Pritzker marrin një grant prej 100,000 $ dhe një medaljon bronzi. Arkitekti fitues, Yamamoto është i njohur për punën e tij qetësuese e organizuese që ndërthur arkitekturën me shqetësimet sociale dhe sociologjike. Koncepti i arkitekturës së tij nuk është vetëm projektimi, por krijimi i ndërtesave private me funksion publik. Yamamoto synon të zgjerojë dhe pasurojë jetën e njerëzve dhe marrëdhënieve njerëzore në komunitet duke përdorur arkitekturën. Disa nga veprat e arkitektit Yamamoto janë stacioni zjarrfikës me mure xhami, me qëllim që kalimtarët të shohin dhe angazhohen me ata që mbrojnë komunitetin, Rrethi në aeroportin e Zyrihut, pra një qendër tregtare, restorante, sallë kongresesh, hapur 24 orë për udhëtarët. Qëllimi i projekteve arkitekturore të Yamamoto-s është projektimi duke përhapur një frymë bashkësie në të gjitha hapësirat. /Alsat.mk