Arlind Ajeti bashkohet me Krasniqin te rumunët e Kluzhit

Skuadra romune, Kluzh ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar Arlind Ajeti. Mbrojtësi qendror në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Torino, Frosinone e Krotone-n në Itali, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës së tij me klubin e ri.

 

 

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi qendror me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, ka evoluar në Serie A për Torino, Frosinone ose Krotone. Mbrojtësi gjatë karrierës së tij luajti edhe në Zvicër për Grass’hoperin, por edhe për Bazelin, skuadër me të cilën fitoi 4 herë titullin dhe u zhvillua në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.”, thuhet në njoftimin e Kluzhit.

Te ekipi rumun, Ajeti do të luajë më Ermal Krasniqin i cili sezonin e kaluar u transferua nga Ballkani.

LEXO EDHE:

Back to top button