ARM-ja pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

ARM-ja pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Ministria e Mbrojtjes informon se ka mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë të cilat janë prodhim amerikan.

Nga Ministria në fjalë thonë se mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s.

Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.

LEXO EDHE:

Back to top button