Armand Duka në inspektim të stadiumit në Tetovë, FFM siguron 10 mijë ulesë
Federatat e Futbollit të Maqedonisë do të mbështet projektin e ndërtimit të stadiumit në Tetovë me 10 mijë ulesë dhe ndërtimin e çative të tribunave të stadiumit në faza të ndryshme të ndërtimit. Zëvëndëspresidenti i UEFA-s, Armando Duka, gjatë vizitësë së punimeve në stadiumin në Tetovën uroi që publiku tetovar sa më shpejtë të jetë e mundhsme të shijoj ndëshjet ndërkombëtare.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvëndës presidenti i UEFA-s, Armand Duka, gjatë qëndrimin në Tetovë, potencoi se duhet të ndërtohen ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Me këtë rast Duka u prit nga kryetari i komunës Tetovë, Bilall Kasami, në takim ku morën pjesë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Duka bëri edhe një vizitë stadiumit në Tetovë.
“Ne kemi një projekt që quhet “hat Trik” i cili mbështet projektet zhvilluese të federatave nacionale dhe besojë se nëpërmjet Federates së Futbollit të Maqedonisë dhe Masar Omeragiçi do të mbështët këtë projekt. Urojë që sa më shpejtë të jemi këtu për të parë ndeshje futbolli në një stadium të ri të kategorisë së katërt, të vlevshëm për çdo llojë aktiviteti ndërkombëtar,“ tha mes tjerash Armand Duka, nënkryetar i UEFA-s.
Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde modern. Me këtë rast Federata e Futbollit të Maqedonisë u zotua që do të ndihmojë projektin me 10 mijë ulëse dhe ndërtimin e çatisë së stadiumit në Tetovë.
“Federata e Futbollit të Maqedonisë është bashkangjitur këtij projekti në pjesën e vendosjes së karrikeve dhe çatisë së tribunave, në faza të ndryshme të ndërtimit. Këtu FFM do të kyçet përmes fondeve adekuate, të cilat janë nga FIFA dhe UEFA. Shoh se projekti shkon me tempo të shpejtuar dhe shpresojmë që për një vite e gjysëm, stadium do të jetë i përfunduar dhe pastaj këtu do të mund të luajnë ekipet nga Tetova, Teteksi dhe Shkëndija dhe natyrisht të sjellim edhe përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll, pasi që ky stadium do të plotësojë të gjitha normat e UEFA-s dhe FIFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare,” tha mes tjerash Masar Omeragiç, president i FFM-së.
Në këtë takimi u konfirmua vullneti për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futbollin e rajonit.
Mahir Thaçi









