Armando Broja kërkohet nga dy ekipe të Bundesligës

Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës. Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg.

Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar. Lajpcigu dhe  Volfsburgu po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar.

Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier Ligë, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button