Armando Broja kërkon të largohet, por jo vetëm nga Çellsi

Armando Broja ka kërkuar që të largohet nga Çellsi pas 15 viteve të kaluara në “Stamford Bridge”. E përditshmja britanike, “Daily Express” shkruan se sulmuesi shqiptar ka biseduar me klubin londinez me anë të agjentëve të tij, duke e bërë të qartë se kërkon një përvojë tjetër. Për momentin, ai ndodhet nën kontratë deri në vitin 2028. Broja jo vetëm që dëshiron të ikë nga Çellsi, por pritet që ta braktisë për fare edhe Premier Lga e Anglisë.

“Express” sqaron se futbollisti dhe rrethi i tij mendojnë se stilit të tij të lojës i përshtatet më shumë futbolli i Serie A, duke qenë se shpejtësia e tij, shpërthimi dhe loja në ajër mund të bëjë më shumë punë në Itali, ku lojtarët nuk janë aq të përgatitur fizikisht sa në Angli.

Milani ka si objektiv të parë sulmuesin holandez të Bolonja-s, Zirkzee, por duket se Man. Junajted është në avantazh, ndaj edhe “ylli” i kombëtares së Shqipërisë, mbetet alternativë e rëndësishme. Broja pëlqehet gjithashtu nga Evertoni dhe Uest Hemi në Premier Ligë si dhe nga Shtutgarti në Bundesligë.

Në disa vjet si profesionist, Armando ka luajtur në Holandë te Vitesse, te Sautemptoni dhe Fulhami në elitën angleze, si dhe me “Blutë” e Çellsit, që kartonin e tij e vlerësojnë në 30 milionë paundë.

LEXO EDHE:

Back to top button