Armando Broja në tribuna, trajneri i Fulhamit e nxjerr jashtë planeve

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Silvinjo për t’u grumbulluar me “kuqezinjtë” për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht kësaj, situata te Fulhami i është komplikuar së tepërmi.

Trajneri Marko Silva e ka dërguar sulmuesin shqiptar në tribunë në derbin ndaj Tottenhamit, teksa për median britanike ka deklaruar se bëhet fjalë për një vendim teknik, duke qenë se është rikthyer edhe sulmuesi tjetër Raul Himenez.

“Është vetëm një vendim teknik, asgjë më shumë. Sulmuesi titullar është Muniz dhe kam një tjetër sulmues në stol, Himenez. Ne kishim nevojë për një sulmues të dytë dhe vendosëm për të mbajtur Raulin. Ishte një vendim vërtet i vështirë, nuk ka dyshime për të”, u shpreh trajneri i Fulhamit.

Natyrisht një lajm mjaft i keq për Brojën, që në fillim të shkurtit u transferua në formë të huazimit te Fulhami, për të marrë më shumë minuta, por aventura në klubin tjetër londinez nuk po rezulton aspak sipas pritshmërive.

LEXO EDHE:

Back to top button