Armando Broja, tani është në “radarin” e skuadrës nga Portugalia

Armando Broja ka pasur një sezon të vështirë te Çellsi për shkak të dëmtimit të tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është në proces rikuperimi dhe duket se në sezonin e ardhshëm do të jetë gati për t’u futur në fushën e lojës dhe për të dhënë maksimumin e tij pas një ndalese të gjatë. Edhe pse pa u aktivizuar për një kohë të gjatë, për Brojën kanë filluar interesimet.

Sipas “Bola Ne Rede”, media portugeze, Sportingu është i interesuar për Armando Broja dhe kërkojnë ta sjellin në ekip në formën e huazimit gjatë merkatos së verës. Presidenti i Sportingut, Federiko Varandas ka qenë në Londër ditët e fundit dhe ka pasur takime me Çellsin dhe është diskutuar pikërisht për sulmuesin shqiptar.

Chelsea’s Armando Broja, center, duels for the ball with West Ham’s Declan Rice, left, and West Ham’s Thilo Kehrer during the English Premier League soccer match between Chelsea and West Ham United at Stamford Bridge Stadium in London, Saturday, Sept. 3, 2022. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

Broja është kthyer në palestër për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tij vitin e kaluar dhe ka bërë një përparim të mirë. Çellsit i ka munguar prania e një sulmuesi si Broja dhe definitivisht bomberi kuqezi do të kishte qenë vendimtar për “blutë” e Londrës në këtë sezon të vështirë.

Çellsi në fakt është në kërkim të një sulmuesi qendror, por nuk janë duke u nxituar pasi me ardhjen e mundshme të trajnerit Poketinjos në stol, trajneri argjentinas do t’i jepte mundësinë Romelu Lukakut pasi të kthehej nga fundi i kontratës së tij të huazimit me Interin. Kështu, me ardhjen e Lukakut, skuadra londineze do të lejonte Brojën të rigjente formën e tij te Sportingu./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button