Armando Broja thotë se nuk është dëmtuar, flet pas golit të parë

Skuadra e Çellsit u rikthye te fitorja në Premierligë, pasi që të përzgjedhuri e Maurisio Poketinjos fituan në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë duke fituar me rezultat 2:0.
Mikhailo Mudrik (18’) shënoi për epërsinë, ndërsa vetëm një minutë më vonë shënoi edhe Armando Broja (19’), i cili luajti si titullar. Për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, i cili ishte jashtë fushës për një kohë të gjatë, ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon, si dhe ndeshja e parë që e nisi nga fillimi. Broja shënoi golin e tij të parë te Çellsi pas 359 ditësh derisa ditë më parë u rikthye nga lëndimi i pësuar në ligamente në vitin 2022. 22-vjeçari u detyrua të largohej nga loja në minutën e 65-të shkaku i një lëndimi. Mirëpo reprezentuesi i Shqipërisë ka thënë se është një ndjenjë e mirë kur shënon gol, pasi tashmë dihet se skuadra londineze ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e zhvilluara.
“Është e mahnitshme Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh edhe në një derbi të Londrës. Fitoret sjellin atë besim dhe pozitivitet. Është e rëndësishme të fitosh dhe ta bësh këtë sa më shumë që mundesh, dhe të luash mirë e shton këtë pozitivitet. Thjesht duhet të vazhdojmë përpara”, ka deklaruar Broja pas ndeshjes për “Sky Sport”.
Ai bëri të ditur se ishte vetëm një goditje e lehtë dhe nuk dëshironte të rrezikonte.