Armenia dhe Azerbajxhani shkelin armëpushimin e ri

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të hënën për shkeljen e armëpushimit të ri të ndërmjetësuar nga SHBA në luftimet mbi zonën malore të Nagorno-Karabakut.

Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit me kohën lokale (04:00 GMT). Brenda pak minutash, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene kishin bombarduar fshatra në rajonet Terter dhe Lachin.

Ministria e mbrojtjes e Nagorno-Karabakut e mohoi këtë dhe tha se forcat azere kishin filluar një sulm me raketa në pozicionet ushtarake armene në anën verilindore në vijën e kontaktit. Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha në një deklaratë se pala azere shkeli armëpushimin rreth orës 9.10 të mëngjesit me kohën lokale.

Luftimet e fundit në Nagorno-Karabak, një pjesë malore e Azerbajxhanit e populluar dhe e kontrolluar nga armenët etnikë, shpërthyen në 27 shtator dhe janë më të nxehtat në Kaukazin e Jugut që nga vitet 1990. Dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Rusia nuk janë zbatuar, shkruan Reuters.

Ndërkombëtarët duan të parandalojnë një luftë më të gjerë që mund të përfshijë Turqinë, e cila ka shprehur mbështetje të fortë për Azerbajxhanin dhe nga ana tjetër Rusinë, e cila ka një pakt mbrojtje me Armeninë. Konflikti gjithashtu ka tensionuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe aleatëve të saj në NATO.

Armëpushimi i fundit u ra dakord të dielën pas bisedimeve të ndara në Uashington midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Duke komentuar bisedimet, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shkroi në Twitter: “Urime Kryeministrit Armen Nikoll Pashinyan dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord. Shumë jetë do të shpëtohen “. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button