Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak
Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak
Azerbajxhani dhe armenët etnikë janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm, në ditën e dytë të luftimeve për territorin e Nagorno-Karabakut, pasi udhëheqja de facto e enklavës së banuar kryesisht me armenë etnikë pranoi propozimin e misionit paqeruajtës rus dhe u pajtua për bisedime lidhur me “riintegrimin” e territorit brenda Azerbajxhanit. Ndalja e luftimeve intensive erdhi në kohën kur faktori ndërkombëtar shprehu shqetësim për zgjerimin e konfliktit, pas përshkallëzimit më vdekjeprurës ushtarak në pothuajse tre vjet. Koncesioni erdhi disa orë pasi Azerbajxhani sinjalizoi synimin e tij që të vazhdojë operacionet ushtarake të nisura një ditë më herët në Nagorno-Karabak, duke kërkuar dorëzimin e forcave të armenëve etnikë, pavarësisht thirrjeve nga Kombet e Bashkuara, fuqitë perëndimore dhe Rusia për të ndalur armiqësitë. Si pasojë e armiqësive dhjetëra persona u vranë në 24 orët e fundit. /Alsat.mk