Arne Slot i thot “PO” Liverpullit dhe idejës për të zëvëndësuar Klop-in në largim

Trajneri i Fejnordit, Arne Slot, pranon se do të donte të drejtonte skuadrën e Liverpullit dhe konfirmoi se bisedimet janë duke vazhduar që ai të zëvendësojë Jurgen Klop në “Anfield”.

“E vetmja gjë që mund të them për këtë është se klubet po negociojnë. Unë jam në pritje. Është e qartë për mua që do të doja të shkoja në Liverpulli. Tani jam duke pritur të shoh nëse klubet do të arrijmë një marrëveshje, por unë kam besim të plotë për këtë, tani është në dorën e klubeve,” tha Slot për “ESPN”.

Slot, i cili ka fituar dy trofe që kur mori postin e trajnerit të Fejnord në vitin 2021, kishte pasur më parë kontakte me Lidsin, ndërsa ata ishin në Premier Ligë dhe skuadra të tjera evropiane, por ai tani e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e Liverpullit. Pas dështimit për të joshur Çabi Alonson të Bajer Leverkuzenit dhe Ruben Amorim të Sporting Lisbonës në “Anfield”, “Të Kuqtë” mund të kenë gjetur më në fund një zëvendësues të Jyrgen Kloppit që largohet në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button