Arne Slot: Vështirë të fitosh një Ligë, posaqërisht Premier Ligën e Anglisë

Arne Slot vazhdon të minimizojë shanset e Liverpullit për të fituar titullin në Premier Ligë që në sezonin e tij të parë në “Anfield”. Skuadra e “The Reds” fitoi titullin për herë të fundit në vitin 2019, ndërkohë që udhëheq renditjen me 4 pikë avantazh ndaj Çellsit.

 

“Mënyra më e mirë për të gjykuar tabelën e renditjes në Premier është pas 19 ndeshjeve, pra kur të mbarojë faza e parë”, u shpreh trajneri Slot par mediat para ndeshjes së radhës, atë ndaj Lesterit. Është shumë e vështirë të fitosh një Ligë, kudo në botë e aq më tepër në Premier Ligë. Duhet të bësh shumë gjëra mirë, prandaj jo shumë ekipe dhe jo shumë lojtarë janë në gjendje ta bëjnë këtë”, u shpreh holandezi.

 

Pasi ka fituar Eredivisie me Fejnordinord në sezonin e tij të fundit, ai synon ta bëjë këtë gjë edhe në Angli.

 

“Shpresoj që të vazhdoj të jem kaq i lumtur me punën që bëj për një kohë të gjatë. Ne jemi në këtë punë për të fituar, por është një proces i gjatë dhe ju duhet të bëni shumë, shumë gjëra siç duhet. Ju duhet ta shijoni këtë proces dhe kjo është ajo që unë kam bërë gjatë vitit të kaluar dhe shpresoj ta bëj edhe në maj”, tha Slot

LEXO EDHE:

Back to top button