Arratisja e Hadadit nga Irani, kaloi mbi 16 orë në udhëtimin drejt kufirit me Turqinë

Ajo që duhej të ishte një fundjavë e qetë në Teheran, pas ndeshjeve të kampionatit iranian, u shndërrua në një film mbijetese për Munir El Hadadit, i cili tashmë ka dalë nga vendi islamik pas bombardimeve.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, lojtar i Esteghlal FC, arriti të largohej i sigurt pasi mbeti i bllokuar mes përshkallëzimit të konfliktit dhe sulmeve të Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit. Tensioni arriti kulmin të shtunën. Munir ishte në avion drejt Dubait me Ivan Sançez (Sepahan), por “dhjetë minuta më pas na zbritën nga avionic, sepse hapësira ajrore ishte mbyllur”, – tha Sançez për “Kadena Ser”.

Me hapësirën ajrore të mbyllur, arratisja u bë me rrugë tokësore, mbi 16 orë udhëtim drejt kufirit me Turqinë.

“Pamë raketa në qiell”,  rrëfeu Sánchez.

“Fjeta vetëm një orë, nuk mund të qetësohesha”, – tha Munir.

Pa internet, familjet në Spanjë përjetuan ankth të madh. Munir, autor i 12 golave në 56 ndeshje me Barcelonën, ndodhet tani në Spanjë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

LEXO EDHE:

Back to top button