Arrestimi i presidentit Castillo, protestuesit në Peru përplasen ashpër me policinë

Arrestimi i presidentit Castillo, protestuesit në Peru përplasen ashpër me policinë

Vendimi i Gjykatës për të arrestuar Presidentin e Perusë Pedro Castillo nën akuzat për korrupsion, është pritur me protesta nga qytetarët. Qindra protestues i vunë flakën barrikadave dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Një ditë më parë, 101 anëtarë të Kongresit në Lima,  mes 130 anëtarëve në total, votuan për të shpallur fajtor Castillo-n pasi ky i fundit tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme.

Castillo, i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën e parë që mori detyrën.

Si kryetare e shtetit të Perusë u betua zëvendëspresidentja Dina Boluarte.

LEXO EDHE:

Back to top button