Arrestimi i Saramakovit, Manasievski: Opozita hedh akuza absurde, askush nuk i kupton
Arrestimi i Saramakovit, Manasievski: Opozita hedh akuza absurde, askush nuk i kupton

Sipas VMRO DPMNE-së, opozita hedh akuza absurde që askush nuk i kupton, që pasuan pas arrestimit të Angell Saramakovit, anëtar i ekipit të sigurimit të kryeministrit, i akuzuar për zbulim të sekreteve zyrtare. Qeveria pretendon se krimet më të mëdha janë bërë në kohën e qeverisjes së kaluar dhe më pas nuk kanë reaguar ndaj tyre, andaj tani u duket e çuditshme kur arrestohen kriminelë të lidhur me kryesinë e mëparshme, por edhe me atë të tanishëm.
“LSDM nuk e kishte problem që BDI sundonte rrugët e Shkupit dhe së bashku me klanet mafioze që tani janë pas hekurave, shkatërroi jetë në mbarë kryeqytetin me ryshfet, drogë, vrasje dhe fajde. Asokohe LSDM heshte dhe bashkëpunonte me ta, por tani janë të shqetësuar se kushdo që sillet pa ndërgjegje në shërbim, arrestohet. Një hipokrizi e tillë as nuk ka ekzistuar dhe as do të ekzistojë, pikërisht për këtë arsye mbështetja e LSDM-së është më pak se 7 për qind. Nëse MPB-ja nuk arreston persona të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM-ja e akuzon për selektivitet. Nëse MPB arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM akuzon diçka tjetër”, deklaroi Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk