Arrestimi i “spiunëve”, ambasadori rus në Tiranë i mbron: Është e turpshme

Arrestimi i “spiunëve”, ambasadori rus në Tiranë i mbron: Është e turpshme

Pas 6 ditësh nga arrestimi i 2 rusëve dhe ukrainasit gjatë tentativës për të hyrë me dhunë në uzinën ushtarake të Gramshit kanë ardhur reagimet e para nga pala ruse.

Agjencia e lajmeve TASS shkruan se ambasadori rus në Shqipëri, Mikhail Afanasyev, e konsideron politike këtë çështje.

“Është e turpshme, pasi pa dalë ende rezultatet e hetimit, konkluzionet e prokurorisë, ngjarja cilësohet si vepër spiunazhi dhe pjesëmarrësit në incident quhen ‘agjentë të Rusisë’ dhe për ta kërkohet dënimi më i ashpër”, ka thënë ai sipas TASS. Afanasyev sipas TASS akuzon autoritetet shqiptare se nuk respektuan dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore duke pretenduar se e kanë informuar për ndalimin e shtetasve rusë. Misteri mbi këtë ngjarje po shtohet. Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar së bashku me 2 shtetas të tjerë, tashmë është në kërkim ndërkombëtar nga Rusia. Sipas mediave ruse, një gjykatë në Moskë vendosi masën e arrestit me burg në mungesë për 33-vjeçaren pasi ajo është nën hetim për marrje të paligjshme në bashkëpunim dhe me dhunë, të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

3 të arrestuarit në Shqipëri akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për spiunazh./express/

LEXO EDHE:

Back to top button