Arrestohen 13 mafiozë të klanit “Cosa Nostra”

Grupimi mafioz që kontrollonte qytetin Calatafimi në Siçilinë Perëndimore u eliminua pothuajse plotësisht pas 13 arrestimeve të anëtarëve të tij të rëndësishëm, deklaroi policia italiane.

”Të dyshuarit akuzohen për disa krime të rënda duke përfshirë krijimin e një shoqate mafioze, zhvatje, zjarrvënie, vjedhje dhe mashtrime elektorale”, theksoi policia në një deklaratë.

Një nga të arrestuarit, Stefano Leo, ishte në kontakt me rrjetin kriminal që mbështet të arratisurin famëkeq Matteo Messina Denaro.

Messina Denaro, 58 vjeç, ka qenë në arrati që nga viti 1993 dhe konsiderohet i arratisuri më i kërkuar i mafies siciliane ”Cosa Nostra”, megjithëse është e paqartë nëse ai kontrollon të gjithë organizatën.

Calatafimi, një qytet me rreth 6 600 banorë, i famshëm për rrënojat e qytetit antik grek të Segestas, është i vendosur në provincën e Trapanit, një ”çiflig” i Messina Denaro.

LEXO EDHE:

Back to top button