Arrestohen dy banorë të Gostivarit, ja për çka akuzohen

Sot (05.10.2021) rreth orës 11.35 në Gostivar, zyrtarët policorë Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria qytetarët e Gostivarit K.S. (51) dhe H.A. (54). Gjatë bastisjes në banesën e K.S. në rrugën ,,Goce Delçev“ në Gostivar, të kryer me urdhër të gjykatës, në të cilën është ndaluar edhe personi H.A. nga Gostivari, janë gjetur dhe konfiskuar heroinë, disa shishe plastike metadoni, një peshore dixhitale dhe sende me mbetje droge. Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatiten parashtresa adekuate.