Arrestohen dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

Arrestohen dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

Më 10.07.2025 në ora 15:30, gjatë patrullimit të rrugës mes Kadinos dhe Miladinovcit nga zyrtarët policor nga Njësia policore intervenuese e SPB Shkup, ka vërejtur tym të zi dhe janë gjetur dy persona të cilët kanë djegur kabllo afër barit të thatë dhe mbeturina (deponi e egër). Me një reagim të shpejtë, zjarri është parandaluar te mos përhapet dhe është shuar. Zjarri është shkaktuar nga I.B (39) nga Kumanova dhe A.B. (31).
Personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për paraqitjen e raportit të duhur.

LEXO EDHE:

Back to top button