Arrestohen tre persona në Istog të Kosovës, akuzohen për grabitje të armatosur

Arrestohen tre persona në Istog të Kosovës, akuzohen për grabitje të armatosur

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në fshatin Suhogerll- Istog dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa të dyshuarit nga viktimat kanë marrë nëntëqind euro, dy telefona, të cilët i kanë thyer në vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur e braktisur dy kilometra nga vendi i ngjarjes.

”Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti. Me qëllim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim e policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button