Arrestohen tre persona në Tetovë, kjo është arsyeja

Arrestohen tre persona në Tetovë, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria tre persona, dy nga Tetova dhe një shtetas i Kosovës për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës.

“Pjesëtarë të policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë, dje (30-janar) rreth orës 20:50, në parkun në rrugën “JNA” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat R.R. (21) dhe M.R. (20) nga Tetova, si dhe K.G. (22) nga Republika e Kosovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marijuhanë. Që të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button