Arrestohet 19 vjeçari nga Berova, kjo është arsyeja
Arrestohet 19 vjeçari nga Berova, kjo është arsyeja

Në orët e para të mëngjesit në afërsi të rrugës lokale Gjevgjeli – fshati Bogorodicë, zyrtarët e policisë kanë privuar nga liria 19 vjeçarin D.G nga Berova për shkak të dyshimit se ka transportuar 10 emigrantë. Në afërsi të pikës kufitare Bogorodicë, punonjësit e policisë kanë vërejtur se në automjetin “Alfa Romeo” me targa të Koçanit, te D.G. kanë hyrë më shumë emigrantë. D.G. e ka ndalur veturën dhe ka tentuar të largohet, por shumë shpejt është gjetur dhe privuar nga liria. 8 nga emigrantët ishin nga Republika e Turqisë dhe dy nga Iraku. Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit D.G. do të bëhet kallëzim përkatës dhe emigrantët do të vendosen në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli. /Alsat.mk