Arrestohet 23 vjeçari nga Gostivari, kjo është arsyeja

Arrestohet 23 vjeçari nga Gostivari, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin E.K. nga fshati Kalishtë. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit ndaj personit në fjalë është gjetur dhe konfiskuar heroinë.

“Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (14-nëntor) rreth orës 13:15, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin E.K. nga Kalishti i Gostivarit, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button