Arrestohet 24 vjeçari nga Çellopeku, akuzohet për posedim të armëve ilegale

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur procedurë kundër 24 vjeçarit nga fshati Çellopek, komuna e Bërvenicës pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tij policia ka gjetur armë ilegale dhe lëndë narkotike.
“Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka ngritur procedurë kundër 24 vjeçarit, banor në fshatin Çellopek, Bërvenicë me dyshim për mbajtje të armëve dhe lëndëve narkotike. Në shtëpinë e të dyshuarit më 29.11.2020 rreth orës 17:45 policia ka gjetur pushkë dhe 400 gram marijuhanë”, informojnë nga Prokuroria Themelore Publike