Arrestohet 28 vjeçari nga Tetova, sulmoi një të mitur
Arrestohet 28 vjeçari nga Tetova, sulmoi një të mitur

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë mbrëmë pak para mesnate ka privuar nga liria 28 vjeçarin L.J nga Tetova i cili akuzohet për sulm fizik ndaj një të mituri. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Me datë 26.09.2024 në ora 23:40 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.J.(28) nga Tetova. Ai rreth orës 22:00 është raportuar nga një i mitur nga Tetova, se e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. L.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë. /Alsat.mk