Arrestohet 39 vjeçari nga Shkupi, konfiskohet një sasi e drogës

Gjatë ditës së djeshme njësiti kundër krimit të organizuar deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar padi penale ndaj 39 vjeçarit K.K. nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.

Me qëllim të përfitimit material i denoncuari me makinë ka shpërndarë dhe shitur drogën personave nga rrethi i Shkupit.

Më 12.01.2022 në ora 21:30 në lagjen e Idrizovës, policia ka kryer kontroll në makinën e tij “Reno Fluens” me targa të Shkupit të drejtuar nga personi K.K. është gjetur dhe konfiskuar drogë. Në po të njëjtën ditë me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup është kryer bastisje edhe në shtëpinë e tij dhe hapësirave të tjera të K.K. ku gjithashtu është gjetur drogë dhe materiale të tjera të ndërlidhura me veprën.

Gjatë bastisjes është gjetur kokainë, amfetamin MDMA, rinkofillin… Personi është privuar nga liria, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë.

LEXO EDHE:

Back to top button