Arrestohet 63 vjeçari i cili dy ditë më parë shtypi me motoçikletë një vajzë 8 vjeçare
Arrestohet 63 vjeçari i cili dy ditë më parë shtypi me motoçikletë një vajzë 8 vjeçare

Gazetar: Avni Tahiri
Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e motoçikletës i cili më 2 prill goditi një fëmijë dhe u arratis nga vendi i ngjarjes. Organet ligj zbatuese kanë ngritur kallëzim penal ndaj tij për rrezikim të sigurisë në komunikacion dhe mosdhënien e ndihmës. Akti u kap nga kamerat e sigurisë së një biznesi privat.
“Në këtë pjesën këtu janë vizë bardhat por që nuk duken dhe në tentim për të kaluar këtë rrugë e cila është shumë e frekuentuar, vajza e cila kthehej nga shkolla u godit nga motoçikleta ndërsa për këtë rast u arrestua edhe 63 një vjeçar, ndërsa sipas familjarëve të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerave, vajza është në shëndet të mirë por sigurisht që ka marrë lëndime trupore”, raportoi Avni Tahiri – Gazetar.
Banorët që jetojnë pranë, thonë se çdoherë me frikë e kalojnë këtë udhëkryq shkaku i shpejtësisë së automjeteve.
“Është vend i rrezikshëm sepse është shumë i frekuentuar ndërsa nuk ka as shenja mbrojtëse, as vija të bardha, as pengesa në rrugë ndërsa ka shumë fëmijë të cilët kalojnë rrugën dhe vozisin shpejtë sigurisht. Mbrëmë e pash videon, nuk e njoh por mendoj se duhet të ndërmerret diçka nga ana e komunës por edhe nga Qytetit i Shkupit që të rregullohet kjo gjendje”, u shpreh një banor.
“Nuk ka semaforë, nuk ka vendkalim të këmbësorëve, dhe ka shumë lëvizje shkaku i dyqanit. edhe fëmijët por edhe ne me frikë kalojmë këtu, askush nuk ndalon, të gjithë shkojnë shumë shpejtë ja shikoje. Duhet të ndërmerret diçka, edhe nga shkolla kalojnë”, tha një qytetare.
Edhe pse aksionet policore të kontrolleve nga ana e Ministria e Punëve të Brendshme u shtuan pas ngjarjes së Frosinës, në vend se të ulët numri i aksidenteve, u shtuan edhe më shumë. Sipas informatave, dy muajt para aksidentit të 22 vjeçarës, Frosina Kullakova i ndodhur më 29 janar të këtij viti janë regjistruar 26 aksidente komunikacioni ku viktimat kanë marrë lëndime të ndryshme trupore. Ndërsa në dy muajt pas aksidentit, ky numër është rritur dhe atë në 34 aksidente të tilla. Vetëm në muajin mars kanë ndodhur 22 aksidente të ngjashme. /Alsat.mk