Arrestohet dy persona, akuzohen për transport joligjor të emigrantëve

Arrestohet dy persona, akuzohen për transport joligjor të emigrantëve

Gjatë natës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të huaj dhe kanë gjetur nëntë emigrantë nga Siria dhe Afganistani.

“Me datë 19.10.2022 në ora 19:20 në rrugën rajonale Dojran-Vallandovë, kryqëzimi i fshatit Furka në drejtim të fshatit Dedeli, policia së bashku me pjesëtarët e Armatës së RMV-së, kanë privuar nga liria I.Sh.(22) nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Citroen”, me targa kosovare, janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria”, njoftoi sot MPB.

Gjithashtu në ora 01:30 në magjistralen Gjevgjeli – Shkup, në qarkoren Miravci, policia ka privuar nga liria A.A (25) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit në veturën “Renault Klio” me targa serbe, në pronësi të një kompanie rent-a-car, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur tre emigrantë nga Afganistani.

MPB njofton se emigrantët janë dërguar në një qendër transitore për përpunim të mëtejshëm të rastit, ndërsa kontrabandistët janë ndaluar në stacion. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngritën kallëzime përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button