Arrestohet futbollisti belg, i dyshuar për kontrabandë të kokainës

Sipas raportimeve, Radja Nainggolan është arrestuar nën dyshimin për kontrabandë kokaine. Mesfushori belg u transferua te Lokeren-Temse në kategorinë e dytë në atdheun e tij të martën e kaluar.

Ai shënoi debutimin e tij të premten një gol direkt nga këndi për të shpëtuar skuadrën nga humbja.

Megjithatë, raportet në Belgjikë të hënën në mëngjes zbuluan se ish-ylli i Roma-s dhe Inter-it u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.

Përafërsisht 30 shtëpi u bastisën në zonat e Antverpen dhe Bruksel si pjesë e operacionit./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button