Arrestohet mbështetësja e Trumpit pas “vjedhjes së të dhënave” të Pelosit

Një mbështetëse e Donald Trumpit e dyshuar për vjedhje të një laptopi ose hard drive nga zyra e demokrates Nancy Pelosi gjatë trazirave të Kongresit të SHBA është arrestuar. Riley June Williams, 22 vjeçare, u arrestua në Pensilvani me akuzat e hyrjes me dhunë dhe ilegale në ndërtesë dhe sjelljes së çrregullt. Një ish-partner i saj kishte thënë në një deklaratë betimi se Williams kishte për qëllim t’ia shiste të dhënat inteligjencës ruse, raporton BBC. Pesë njerëz vdiqën pasi një turmë pro-Trump sulmoi Kongresin më 6 janar. Rasti i Williams është mes më shumë se 200 që janë hapur që kur mbështetësit e presidentit hynë me dhunë në ndërtesën e Kongresit ndërsa ligjvënësit u takuan për të konfirmuar fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

LEXO EDHE:

Back to top button