Arrestohet nga policia personi që me motoçikletë goditi një 8-vjeçare në Shkup

Arrestohet nga policia personi që me motoçikletë goditi një 8-vjeçare në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor personi i cili me moped kishte shkelur një fëmijë dhe kishte ikur.

Nga MPB bëjnë të ditur se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Pas ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin Ç.T.(63) nga Shkupi dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale në bazë të nenit 297 të KP për cenim të sigurisë në trafik, për vozitje joadekuate dhe për mos dhënie të ndihmës ndaj individit të lënduar në aksident trafiku, me procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button